Pagat do të rriten, por cili është ndikimi në ekonomi? A është ky një sulm mbi financat publike dhe bizneset. Politikanët dhe partitë politike duket se me këto veprime populiste dhe elektorale mund të shkatërrojnë ekonominë për vota…
Tashmë duket që të tri partitë kryesore e kanë në plan rritjen e pagave. Dy prej tyre, opozitare LDK dhe PDK, e kanë konfirmuar ndërsa Qeveria e Albin Kurtit nuk do të ri duarlidhur pa bërë asgjë, edhe ata do e marrin mesiguri këtë vendim ‘elektoral’ që mos të mbesin ‘mprapa’. E mira është që, në fund, ndoshat asnjëra nga këto parti nuk do të përfitojnë nga ky veprim populist për shkak se kjo cështje do devalvohet se të gjithë do e bëjnë, andaj nuk jep shumë përparësi.
Por cili do të jetë ndikimi marko-ekonomik dhe financiar në ekonominë dhe buxhetin publik të Kosovë? Jo shumë i mirë. Sigurisht që infalcioni ka shkatërruar fuqinë blerëse të familjeseve dhe qytetarëve peridhën e fundit. Vlera e pagave thujase ka rënë 30-40%. Qytetarët janë nën presion shumë të lartë financar që një kohë të gjatë. Rriga e pagave ose ulja e cmimeve janë dy masa që mund të ndihmojnë, por jo pa efekte.
Fjala është për rritje të pagave në sektor publik. Cka nënkupton kjo? Kush do i paguaj këto rritje ultimatisht? BIZNESET dhe sektori privat do e këtë barrën kryesore. Kjo do e vështirësoj gjendjen e tyre edhe më shumë. Mos të harrojmë që pagat mesatare publike edhe ashtu janë shumë më të larta sesa në sektorin privat, gati dyfish më të larta.
Ky është një abnormalitet se gjithmonë sektori privat duhet të jetë ai që kryeson, por kjo tregon për brishtësinë e ekononisë dhe vulnerabilitetin e sektorit privat i cili gjithmonë u abuza dhe u përdor dhe thujase asnjëherë nuk u ndihmua si e meriton. Tash sektori privat dhe bizneset do vazhdojnë të ‘mjelen’ nga qeveria e ardhshme me rritje të pagave pa u rritur ekonomia.
Kështuqë, sidomos, PDK dhe LDK, në këtë rast po aplikojnë taktika jo vetëm populilste, por edhe të majta, e jo të djathta sic pretendojnë që janë. Ata po i fuqizojnë parat në dëm të sektorit privat, pa e kryer fillimisht punën e tyre në përkrahje të ekonomisë. LDK ishte edhe më vrazhdë duke premtutar të bëjë këtë javën e parë..
Kështu, ekonomia e Kosovës, e cila si pasojë e politikave të këqija publike dhe mos investimit kronik në sektor privat, po rrezikon të përkeqësoj gjendjen mëtutje. Këto rritjet të pagave do i kenë dy efekte makroekonomike, asnjëra në dobu të ekonomisë vendore:
(a) Mjetet e rritjes së pagave do shkojnë kryesisht në konzum. Rrjedhimisht në rritje të importit. Kjo do e rris edhe më shumë deficitin tregtar i cili tashmë është sa 50% e ekonomisë vjetore, kaq është humbja rreth -5miliardë euro. (b) Mjetet që do të nevojiten për rritje pagash duhet të merren diku. Kjo do të bëhet ose përmes rritjes së taksave, ose rialokimit. E këto mjetet do të mund të shkonin në zhvillim dhe rritje të sektorit privat, por do shkojnë në paga e do përfundojnë në konzum.
Efekti i tjetër i rrezikshëm nga këto politika elektorale populiste do të jetë rritja e inflacionit. Këto vendime do e rrisin kërkesën në treg. Metodologjia kryesore deri më tani për të kontrolluar dhe ulur inflacionin ka qenë ‘shkatërrimi’ i kërkesës në treg. Por tash kur e rritë kërkesën pa i rregullu indikatorët tjerë e gjitashtu ke edhe rritje ekonomike më abnormale sesa që duhet, kjo rritë gjasat që inflacioni të rritet periudhën e ardhshme.
Cilat janë alternativat? Alternativa të politikave dhe vendimeve publike ka, por ato duhet të diskutohen që të gjithnden zgjidhje më të mira për nevojat specifike të Kosovës. Një metodë më mira dhe qëndrueshmja është të investohet dramatikisht në sektor privat. Të targetohen investime në ato fusha që ulin deficitin tregtar.
Me këtë mënyrë edhe po ulë cmimet e rritë fuqinë blerëse por edhe po zvogëlon deficitin tregtar e po fuqizon bizneset si dhe po mirëmbanë më shumë miliarda euro në ekonominë e Kosovës të cila do të shumëfishohen me efektet makroekonomike shumëzuese.
Ka shumë metoda tjera, por ato nuk japin efekte imediate për politikanët. Për shkak se zgjedhjet e shpejta sikur rritja e pagave ndoshta ju rrisin numrin e votave partive politike, por ato e rëndojnë dhe rrezikojnë bizneset dhe sektorin privat edhe ashtu në gjendje jo të mirë. E lidershipi nuk nënkupton të marrim vendim për të mirën afatshkurtëre në dëm të intersit publik. Nënkupton të marrim vendim të vështira që japin rezultate afatgjate e që në terme afatshkurtëra nuk janë shumë ‘popullore’ për qytetarët.