Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritje temperaturash deri të premten, por fundjava sjell erëra të forta dhe reshje bore

Gazeta10
08 Janar 2025 - 8:52

Temperaturat në vend janë aktualisht në rritje, duke kaluar në vlera pozitive, me përjashtim të zonave të larta malore, ku ato qëndrojnë rreth 0 ose 1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 11-12 gradë Celsius deri të premten.

“Temperaturat janë në rritje dhe maksimalet pritet të arrijnë deri në 12 gradë deri të premten, por gjatë fundjavës masat e ftohta do të përfshijnë gjithë territorin, duke sjellë erëra të forta dhe reshje bore në disa zona”, tha Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas tij, të premten pritet një rënie e presionit atmosferik, e cila do të sjellë masa të ftohta gjatë fundjavës.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë erëra nga veriu, me shpejtësi deri në 8-9 metra për sekondë.

Në disa zona, reshjet e shiut që priten gjatë fundjavës mund të kalojnë në reshje bore.

Sot dhe nesër, reshje të dobëta shiu mund të ndodhin kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Fundjava do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.