Lajme

Rukiqi e quan Muratin “propagandues kronik”: Çmimi i bukës është rritë për 50 për qind, i sheqerit për 80 për qind

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 14:58

Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati në lidhje me një postim të këtij të fundit për të dhënat e rritjes së çmimeve në Kosovë dhe rajon.

Rukiqi e ka quajtur Muratin “propagandues kronik”.

Ai ka shtuar se një qytetar i Kosovës sot shpenzon 60 për qind të pagës për produkte bazë dhe barna. Sipas tij në vitin 2021 për të njëjtat produkte janë shpenzuar 30 për qind e pagës.

“Nje qytetar i Kosves, sot shpenzon 60% te pages per produkte baze (buke, sheqer, vaj dhe qumesht) dhe barna. Kur e kane nis keta qeverisjen ne vitin 2021, per te njejtat produkte, eshte shpenzuar vetem 30% e pages. Ky eshte indikatori kyç i perkeqesimit te mireqenies te qytetareve, qe vjen si pasoje e mos ndermarrjes te asnje mase per inflacionin.”

Ai ka listuar çmimet e disa prej produkteve bazike në Kosovë.

“Çmimi i bukës është rritë për 50%, nga 35 cent në 50 cent

Çmimi i qumështit është rritë për 38%, nga 88 cent në 1.21 euro

Çmimi i sheqerit është rritë për 80% nga 70 cent në 1.25 euro

Çmimi i miellit është rritë për 52%, nga 52 cent në 70 cent.

Çmimi i rrymës është dyfishuar!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.