Gazeta10

Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka – përfshirë edhe rrëzimin e tij

Gazetari, Kushtrim Sadiku i cili edhe ishte prezent në takimin që i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbajti me gazetarët në Prishtinë, ka vlerësuar se thirrjet e këtij aleati për Kosovën janë një ‘’ultimatum’’.

Gazetari i Kanal10, ka thënë se deklarata e Escobarit ndaj Qeverisë Kurti ishin një thirrje e ashpër që nëse nuk dëgjohen mund të ketë pasoja serioze, duke përmendur si mundësi edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.

‘’Në këtë takim mbi 20 minuta me gazetarët, theksohet sfida me kryeministrin, afati ose ultimatumi që unë po e interpretoj si të tillë edhe pse ai s’e përdori si term, sepse kjo thirrje ishte shumë e ashpër. Sepse kjo thirrje e deklaratës ishte shumë e ashpër dhe mund të ketë konsekuenca shumë serioze për sa i takon funksionimit të mëtutjeshëm të Qeverisë së Kosovës dhe funksionimit të kryeministrit Albin Kurtit. Nëse ai nuk vepron deri të premten, gjithçka mund të pritet. Pra, mund të pritet, nga një konsekuencë që mund ta bëj ShBA-ja e deri tek rrëzimi i Qeverisë.’’, tha Sadiku në “Info10’’.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk mund ta di se cilat mund të jenë pasojat por që bazuar në atë që Escobar deklaroi në këtë takim, shihet një hendikep komunikimi mes Kurtit dhe aleatëve perëndimor.

’Unë nuk dua të predikoj çfarë mund të ndodhë pas disa ditëve. Por e shoh që ka një hendikep të thellë të komunikimit të kryeministrit bashkë me përfaqësuesit e ShBA-së por edhe të BE-së. Vetë Escobar thotë se nuk është raporti vetëm më një zyrtar ose dikë nga ShBA-ja por është raporti transatlantik, pra raporti me gjithë fuqitë perëndimore. Pra ai e thekson se ata që e bllokojnë këtë marrëveshje janë antievropianë, thotë se e minojnë rrugën evropiane.’’, deklaroi ai.

Ndryshe kujtojmë se, Escobar sot ka deklaruar se Asociacioni do të krijohet me apo pa Kurtin si kryeministër. Sipas tij, ky mekanizëm do ta ndaj përgjithmonë veriun e Kosovës nga ndikimi i Serbisë./Gazeta10

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri