Libri më i ri me titullin “Taktika Kriminalistike”, i cili ngërthen hulumtime të thelluara dhe praktika bashkëkohore në fushën e taktikës kriminalistike, është në prag të botimit.
I shkruar nga dy autorë Arben Dashevci dhe Besnik Xhaka, “Taktika Kriminalistike” ofron një qasje shkencore dhe profesionale mbi taktikat e avancuara të marrjes në pyetje për policinë, prokurorinë, gjykatat dhe të gjitha organet e zbatimit të ligjit.
Bashkautorët kanë synuar që ky libër të jetë burim i domosdoshëm për studentët e juridikut, kriminalistikës, profesionistët e sigurisë dhe të gjithë ata që janë të interesuar në drejtësinë penale dhe investigimin kriminal.
Ndryshe, libri i fundit i Dashevcit titullohet “Kriminalistikë dhe Siguri”, përmbledhje kjo e temave në aspektin kriminalistik dhe çështjet e sigurisë.
Xhaka dhe Dashevci njihen për angazhimin e tyre të pandërprerë në kërkimin shkencor në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.