Lajme

“SHBA-ja, pak entuziazëm për të reaguar ndaj interesave të Kosovës”

Gazeta10
30 Maj 2023 - 17:27

Në takimin me gazetarët në Prishtinë, Hovenier foli edhe për disponimin aktual të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha ai.

“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë, kështu është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti do ta pranojë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”, tha ambasadori amerikan.

Ai shtoi se ulja e tensioneve do ta kthente vëmendjen te zbatimi i plotë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – për ç’gjë palët kanë rënë dakord në muajin mars.

“Udhërrëfyes afatgjatë është Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi. Të dyja palët duhet ta zbatojnë atë plotësisht. Ajo e zgjidh edhe situatën në veri. Kjo është një nga arsyet përse ne presim nga Qeveria [e Kosovës] që të ecë urgjentisht përpara me procesin e [formimit të] Asociacionit [të komunave me shumicë serbe]”, tha Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.