Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shi me vetëtima dhe bubullimë, parashikimi i motit për sot

Gazeta10
29 Shtator 2024 - 8:31

Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm të së dieles fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë priten zhvillime të fuqishne të vranësirave frontale me rrebeshe lokalisht intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Këto zhvillime vijnë bashkë me frontin e fuqishëm të ftohtë ajror që sjellë tranzicion rapid nga vera në vjeshtë e në bjeshkët më të larta edhe në dimër kalimtar.

Gjatë ditës së diel priten vranësira e reshje e rrebeshe lokale shiu, por parashihen lokalisht edhe intervale kohore me diell sidomos në disa zona të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale në Kosovë pritet deri në 17°C.

Fillimi i javës së pritet të kushtëzojë mot të freskët por me përmirësim gradual. Priten vranësira e intervale kohore me diell. Mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta (sidomos mëngjesi i së hënës dhe martes) dhe në ndonjë zonë mund të ketë ngrica sipërfaqësore afatshkurta./MeteoBallkan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.