Lajme

Shkelzen Fetahaj i gëzohet forumit ekonomik në Mynih: Ka munguar një iniciativ e tillë

Gazeta10
27 Shtator 2024 - 21:20

Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka organizuar një forum ekonomik në Mynih të Gjermanisë me afaristë të suksesshëm nga mërgata.

Biznesmeni shqiptar në mërgatë, Shkelzen Fetahaj është shprehur i gëzuar për mbajtjen e një forumi të tillë në Gjermani.

Ai ka thënë se një iniciativë e tillë ka munguar.

“Unë mendojë se shqiptarët në diasporë në përgjithësi kanë mundësi shumë, por ka munguar një iniciativë, një bashkim i tillë dhe, kjo është iniciativë shumë e mirë edhe mu njoftua, ne kemi dëgjuar për njëri-tjetrin, por nuk jemi takuar, është hera e parë që me disa unë personalisht takohem dhe më vjen shumë mirë. Ka njerëz shumë të mirë dhe shumë të suksesshëm në gjithë Evropën”, ka thënë ai.

Fetahaj ka thënë se diaspora është e interesuar të investojë në Kosovë dhe një forum i tillë është një mundësi shtesë për t’u njoftuar me potencialet investive. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.