Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, Mentori, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.
Artistja shqiptare thuhet se mbante një qafore unike që kushtonte rreth 50 mijë euro.
Të ftuar në ceremoni pati shumë familjarë e miq, duke mos munguar edhe fytyrat publike.
Disa nga personazhet VIP që kënduan ishin: Alban Skënderaj, Elita 5, Aurela Gaçe, Yllka Kuqi etj.
Shkenda nga ana tjetër ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re.