Gazeta10

Shoqatat e dala nga lufta do të mblidhen nesër, vendosin për veprimet e ardhshme

Shoqatat e dala nga lufta do të mblidhen nesër në një takim për të vendosur se si do të veprojnë, pas dërgimit të Ligjit për caktimin e Pagës Minimale në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë për IndeksOnline se nesër kanë takim në ora 11;00 dhe pastaj do të dalin me njoftim se si do të vendosin.

“Ne kemi thënë se qëndrimet edhe vendimet tona do të jenë edhe në aspektin ligjor, por edhe protestues, nesër të shohim. Kanë ndodhë disa zhvillime. Konsultohemi në tri organizatat dhe pastaj iu njoftojmë”, ka thënë Jashari.

Theksojmë se disa ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar për interpretim Ligjin për Pagën Minimale në të cilin nuk janë përfshirë veteranët.

Ndërsa, subjekti më i madh opozitar në vend, PDK e ka dërguar komplet seancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, pasi vlerësojnë se seanca është mbajtur kundërligjshëm.

Në këtë seancë, përveç, Ligjit për Pagën Minimale janë miratuar 9 ligje në lexim të dytë dhe disa në lexim të parë.

Veteranët kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë të futen në Kuvend në ditët kur parashihet të mbahen seanca plenare.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj