Politiko

Shpërthimin në Zubin Potok, Zeqiri e cilëson si akt terrorist

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 21:34

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, e ka cilësuar këtë incident si akt terrorist, por megjithatë ka theksuar se fjalën e fundit duhet ta thotë Policia e Kosovës.

“Fjalën e fundit e japin Policia e Kosovës. Unë mendoj që këtu ka të bëjë për një akt divertal terrorist me qëllim të dëmtimit”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka bërë me dije se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër-Lepencit mund të shkaktojë dëme të mëdha të furnizimit me ujë.

“Natyrisht dëmtimi i këtij kanali mund të shkaktojë pasoja të mëdhaja të furnizimit me ujë të të gjitha qyteteve në Mitrovicë, Vushtrri e deri te Obiliq e anena”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.