
Veprimtari i njohur shqiptar, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Uk Lushi, ka njoftuar se që me Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.
“24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë dhe askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Lushi.
Ai në fund ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, e cila do të mbahet te varrezat e vëllezërve Bytyqi. /Gazeta10/