Lajme

Shqiptari që u shpall “Qytetar Nderi” në New York – ‘Jam shumë i gëzuar ishte një moment i pa imagjinuar’

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 8:04

Naser Nika nga komuniteti shqiptar në Amerikë është shpallur javë më parë “Qytetar Nderi” në New York.

Nika për këtë sukses ka rrëfyer në emisionin “Dita e re” në Kanal 10.

“Suksesi nuk është vetëm i imi, por i komunitetit, pasi që unë jam duke punuar për komunitetin dhe ata për punën disa vjeçare që e bëjë e vlerësuan me çmimin Qytetar Nderi, kështu që kjo na ka dhënë një vullnet më të madh të punojmë për kombin tonë, shtetin nga vijmë”.

Nika tutje ka thënë se ky çmim do të jetë shtytje për të punuar edhe më tutje.

“Jemi shumë të gëzuar ishte një moment i pa imagjinuar”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.