Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si e përjetoi Rugova nënshkrimin e marrëveshjes? – Flet ish-sekretari i Rugovës, Adnan Merovci

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 21:38

Sot janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen e luftës dhe largimin e ushtrisë serbe nga Kosova.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.

Ish-sekretari i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci fillimisht është ndalur tek takimin që Rugova kishte gjatë bombardimeve të NATO-s në Beograd me Millosheviqin.

Sipas tij, Millosheviqi ka qenë i kërcënuar nga ndërkombëtarët ee nëse i ndodh diçka Rugovës, ne të ‘fshijmë nga faqja e dheut’.

Nën këtë presion, sipas tij, Millosheviqi është detyruar të lejojë Rugovën që me avion special të largohet drejt Italisë.

“Millosheviqi ka pas kohëra kur ndoshta ka menduar të likuidoi Rugovën”, ka thënë Merovci.

Ai ka folur edhe për reagimin e Rugovës kur e ka marrë lajmin për arritjen e marrëveshjes së Kumanovës.

“Rugova si zakonisht, ai ka qenë spontan dhe vëshitrë ka qenë për t’ia parë reagimin”, ka thënë Merovci.  /Gazeta10/

Deklaratën e tij e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.