Lajme

Sipërmarrësi Ilir Seferi për afaristët shqiptarë në Gjermani:“Më mirë se dje, më keq se nesër!”

Gazeta10
27 Shtator 2024 - 21:55

Ilir Seferi nga Besa Fondacion ka qenë i ftuar në forumin ekonomik të organizuar në Mynih nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Seferi fjalën e tij e ka filluar me një thënie se “Jemi sot ë mirë se dje, më keq se nesër”!

Ai ka folur për bizneset që i udhëheqë, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Besa Fondacion është rrjeti i parë i bizneseve që është themeluar në vitin 2010 tani i kemi rreth 200 biznese me rreth 3500 punëtorë”.

Ai tutje ka thënë se ka ndihmuar Kosovën me trajner profesionistë të cilët kanë transferuar përvojën e tyre nga Gjermania për në Kosovë.

“Unë besoj se asgjë nuk arrihet pa një bashkëpunim të sinqertë, ne tash prej vitit 20178 kemi filluar ta transferojmë dijen dhe eksperiencën. Trajnerët tanke kanë absorbuar këtu në Gjermani në drejtim ë Kosovës. Tash atje kemi 12 profile në profesione të ndryshme. Është viti i tretë ku atje nxënësit e kanë kryer një profesion”, ka thënë Neziri.

Sipas tij, edhe më tutje mungon bashkëpunimi institucional me diasporën dhe institucioneve të Kosovës, ka ka rezultuar me investime të ulëta gjermanë ne Kosovë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.