Lajme

“S’ka ujë hiç, as sytë me i pastru”-Telefonuesi nga Podujeva paraqet ankesë, Zëdhënësja e KRU “Prishtina” i përgjigjet ankesës

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 9:59

Në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë adresuar ankesat e tyre ku kanë shprehur hallet e tyre me të cilat përballën në përditshmëri.

Qytetari nga Podujeva është ankur për mungesë të ujit të cilën e kanë tashmë e një kohë të gjatë.

Tutje qytetari nga Podujeva ka treguar që në qytetë nga koha e verës nuk kanë pasur ujë fare ndërsa tani kanë me ndërprerje.

“Kemi problem me ujë gjithë verën nuk këmi pasur ujë tash kemi reduktime të ujit që prej orës 11 deri në ora 5, fëmija spo kanë ujë as me i pastru sytë, as kur bjen shi as hiq nuk vjen uji edhe veq në mbramje ka ardh edhe është nalë”, ka thënë ai.


Ekipi i Kanal10 poashtu është ka kontaktur me një lidhje telefonike me zëdhënësen e Kompanis së Ujësjellsit për rajonin e Prishtinës, Arjeta Mjeku, ku për këtë problem ajo ka treguar se nuk është që ka një njofti për reduktime të ujit të pishëm.

“Nuk është që kam ndonjë informacion që ka reduktime të ujit në pjesën e Podujevës vetëm që ku ka ndërtimi në ato pjesë mund të ketë ndërprerje deri sa të rregullohet dhe lajmrojn që të gjithë”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.