Gazeta10

Skandaloze: Pëllumbat pushtojnë korridoret e repartit të Kujdesit Intensiv të QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po vazhdon turin e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare dhe të vizitave por punët në shëndetësinë kosovare nuk janë të kënaqshme.

Veçmas QKUK vazhdon të përballet me sfida e mungesë të stafit mjekësor që largohen çdo ditë nga aty.

E për ta ilustruar këtë gjendje aspak të këndshme brenda hapësirave spitalore, janë këto video të dërguara nga lexuesit e Gazeta 10.

Në korridoret dhe sallat e repartit të Kujdesit Intensiv vërehen pëllumba e zogj të shumtë që e kanë pushtuar atë pjesë.

Sipas dëshmitarëve që i kanë xhiruar këto pamje, pëllumbat janë të vazhdueshëm, fluturojnë e bëjnë zhurmë duke shkaktuar një atmosferë të pakëndshme dhe erë të padurueshme.

Gazeta 10 fton lexuesit të dërgojnë fotografi dhe video të problematikave të shumta kudo që ato ndodhin. 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë