Themelimi i Asociacionit sërish u bë “mollë sherri” mes komentatorit, Halil Matoshi dhe kryetarit të Gjilanit nga radhët e VV-së, Alban Hysenit në “Politiko”.
Përderisa, Hyseni ka thënë se nëse pakicat shqiptare në Serbi do të kenë Këshill Nacional atëherë le të bëhet edhe në Kosovë nga serbët, duke thënë se njësoj duhet të veprohet edhe me Asociacion, të ketë edhe këtu edhe atje.
Por këtë e ka kundërshtuar Matoshi, duke ia kujtuar Hysenit mënyrën se si Kosova e fitojë pavarësinë, me theks se “s’kemi kaçik me qit kushte ne”.
“Nuk jemi në një pozicion që qesim kësi kushte na. E dimë siç ka ardh shtetësia e Kosovës, territori i Serbisë asnjëherë nuk është kontestu nga asnjë ndërkombëtarë. Pra na kemi dal nga juridiksioni i Serbisë dhe është dashtë me dhënë diçka për me marrë pavarësinë. Prandaj ne nuk kemi kaçik me qit kushte, veç mundemi me i mashtru ata njerëz.”, i ka thënë Matoshi, Hysenit të VV-së.
Tutje, Matoshi i ka thënë Hysenit se ai nuk dëshiron ta bëj një mashtrim të tillë./Gazeta10