Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027.
Lajmi është konfirmuar nga UEFA. Kjo ka nxitur reagim të madh në Kosovë. Për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Politologu Nexhmedin Spahiu e ka quajtur lajm të mirë vendimin që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë një kampionat futbolli, përcjell Gazeta10.
Për këtë ai ka dhënë edhe një sqarim pse mendon se është lajm i mirë.
“E kam pritur si lajm të mirë sepse deri tash Shqipëria dhe Serbia kanë bashkëpunuar fshehtas në dëmë të Kosovës e tash po e bëjnë haptas”, ka thënë Spahiu.
Sipas tij, kjo është me ua çel sytë ‘budallenjve në Kosovë’. /Gazeta10/