
Në emisionin INFO10 në Kanal10, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth riemërimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë, raporton Gazeta10.
Statovci ka thënë se kjo temë ka pasur zgjdhje politike që i ka takuar Vetëvendosjes.
“Në raport me sektorët, kur ka kualicione, kur ka partneritete, gjithashtu është edhe një qartësi se si ndahen le të themi edhe sektorët konform subjekteve politike dhe ne shprehëm gadishmërinë për të ndihmuar në atë sektor mirëpo domosdoshmërisht dihet që kjo përcillet edhe me një zgjidhje politike që i takonte partnerit tonë”, ka thënë Statocvi.
Më tej ajo ka thënë se ata kanë takuar ministrin Vitia për të folur me të lidhur me prespektivën e kësaj ministrie.
“Ne e patëm një takim me ministrin Vitia për të dhënë dhe prespektivën tonë konform problematikave, prioriteteve dhe hapave të radhës”, ka thënë ajo. / Gazeta10