Gazeta10

Struga Trim & Lum, klubi shqiptar që nuk po ndalet me suksese

Struga Trim & Lum është një klub me qendër në qytetin e Strugës në Maqedoninë e Veriut. Themeluar vetëm në gusht të vitit 2015, Struga nuk po i ndal sukseset e arritura.

Po në vitin e themelimit, klubi nga Struga nisi garat në të ashtuquajturën Liga Komunale, duke zënë hiç më pak se vendin e parë në tabelë, e kështu edhe duke siguruar një vend në Ligën e Tretë maqedonase.

Me promovim përfundoi edhe sezoni i dytë i struganëve në futboll, kësaj radhe duke u ngjitur në Ligën e Dytë të futbollit.

Pjesë e sukseseve të Strugës janë edhe dy trofetë e fituar turneun tradicional “Kupa e Pavarësisë”, të fituar dy herë radhazi.

Pas vetëm 4 sezonesh në futbollin maqedonas, në maj të vitit 2019, Struga arriti të shkruajë historinë e të gjej vetën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në fund të sezonit 2020/21, Struga përfundonte e treta në tabelë, kështu duke siguruar kualifikimet evropiane në Ligën e Konferencës. Ndonëse u eleminuan që në fazën e parë nga Liepaja, ishte një aventurë e paharruar për struganët, të cilët po e ‘shijonin’ Evropën për herë të parë.

Sezoni i tretë në elitë nuk i përngjante Strugës që tashmë njihej në Maqedoninë e Veriut, me klubin që u rendit i gjashti në tabelë.

Mirëpo, se çka do të ndodhte në sezonin pasues, as tifozët e Strugës nuk do ta besonin.

Sezoni 2022/23 ishte viti kur Struga, pas vetëm 8 vitesh themelimi arriti të shpallej kampion i elitës së futbollit maqedonas. E pabesueshme për shumëkë, jashtë çdo pritshmërie, hap pas hapi, Struga ngriti në qiell trofeun e Ligës së Parë maqedonase, teksa siguroi edhe kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen debutuese në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Struga kampione u përballë me kampionin e Lituanisë, Zalgiris. Në terrenin vendas, Struga Trim & Lum pësoi disfatë prej 2-1, gjersa barazimi pa gola në Lituani nuk i bëri punë fare.

Kështu, Struga e gjeti veten në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku u sfidua nga Buducnosti i Malit të Zi. Pas fitoreve prej 1-0 dhe 4-3, Struga u kualifikua për rrethin e tretë të kësaj gare.

Aty po e priste Swift Hesperange, kampioni i Luksemburgut. Pas fitores në Shkup prej 3-1, ndonëse humbën ndeshjen e dytë 2-1, Struga vazhdoi rrugën për në “play-offin” e Ligës së Konferencës.

Në këtë rreth kualifikues, Struga do të ballafaqohet me Breiðablik e Islandës. Ndeshjen e parë, Struga do ta zhvillojë në Ohër më 24 gusht, gjersa atë të kthimit do ta luajë pas një jave në Islandë.

Nën drejtimin e Shpëtim Duros, Struga synon që të arrijë grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori të klubit, kështu duke shkruar historinë e saj edhe një herë tjetër.

Për sukseset e Strugës e përfundojmë këtu, gjersa i kthejmë sytë pak kah skuadra e këtij klubi.

E kompletuar me 23 lojtarë, me moshë mesatare 26.8, Struga do të konkurrojë sivjet në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, si dhe Kupën e këtij shteti.

Lojtarët më të vlefshëm të këtij ekipi janë Vedran Kjosevski, Besmir Bojku dhe Hogan Ukpa, të tre në vlerë prej 300 mijë euro, gjersa vlera totale e ekipit kap shifrën e 3.6 milionë euro.

Top golashënuesi i skuadrës së Strugës në këtë fillim të sezoni të ri është Besart Ibraimi me 7 gola të shënuar në të gjitha garat.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?