Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla kujton Triumf Rizën në përvjetorin e vdekjes: Ende nuk është vendosur drejtësia

Gazeta10
30 Gusht 2024 - 12:28

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar në 17-vjetorin e vdekjes, policin Triumf Riza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri thotë se ende nuk është vënë drejtësia e plot në këtë rast.

“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza. Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më. Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, ka shkruar Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.