Sulmuesi i Dritës, Ardit Tahiri, ka thënë pas barazimit me Bullgarinë U21 se është i lumtur dhe i zhgënjyer.
Tahiri i shënoi të dy golat, por ai ka dashur që të fitohet e tërë ndeshja.
“Aq sa jam i lumtur jam edhe i zhgënjyer sepse barazuam. Jam i lumtur me dy golat që shënova por për fat të keq, nuk arritëm të marrim tri pikë. Me ndihmën e skuadrës shpresoj që të shënojë edhe ndaj Izraelit dhe të fitojmë. Shpresoj që ndaj tyre të shkojë gjithçka mirë dhe të marrim pikët e plota. Mund të them se mungesa e Besfort Zenelit dhe Milot Avdylit u vërejt, por lojtarët që i zëvendësuan ata, treguan paraqitje mjaftë të mirë”, ka thënë Tahiri për “ArtMotion”.