Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka komentuar në “Politiko” fotografinë e cila qarkulloi sot e presidentes së Parlamentit Evropian me presidentin ukrainas, Zelensky, ku në prapavijë u pa fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Tahiri, ka thënë se në një protokoll asgjë s’është e rastësishme dhe çdo gjë ka një prapavijë duke treguar edhe mesazhin që kjo foto e ka përcjellë, raporton Gazeta10.
“Në protokoll asgjë nuk është e rastësishme, asnjë gjë nuk është e rastësishme në një fotografi protokollare nga liderët politik në botë dhe ekspertët që e studiojnë protokollin e dinë që asgjë në një fotografi të publikuar as imazhet as prapavija nuk është e rastësishme. Në një kohë kur Evropa po e mbështet Ukrainën në këtë luftë, jam e bindur që presidentja e parlamentit Evropian ka dashur ta përçoj mesazhin me një fotografi ku janë të gjithë laruat e çmimit Sakharovit, që dmth për Evropën është paqja ajo që e ka sjellë prosperitetin…”, ka thënë Tahiri.
Tutje, Tahiri ka thënë se disa politikanë në Kosovë vishen si Zelensky e ai zjodhi të bëj foto me Rugovën./Gazeta10