
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në shtëpi ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se miqësia me ambasadorin do të vazhdojë.
“Tani, Niku dhe Marcelle janë miq tonë, jemi me fat që patëm mundësi t’i kemi shokë dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Asgjë nuk mund ta thyejë miqësinë e vërtetë. Sa më shumë vite kalojnë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta10/