Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri publikon Rezolutën e AAK-së që propozohet sot në Kuvend, kërkohet lëshimi i pagave

Gazeta10
07 Tetor 2022 - 9:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se AAK sot do të propozojnë një Rezolutë për votim në Kuvend, raporton Gazeta10.

Tahiri ka thënë se kjo Rezolutë ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve.

Aty përmendet Ligji për Paga si dhe ekzekutimi i pagave për gresvistët.

Më tej, aty thuhet se krizat dhe jostabilitetit nuk i duhet askujt.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend.

Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës po refuzon të ua lëshojë pagat grevistëve pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.