Lajme

Tahiri: Sonte ndodhi puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë

Gazeta10
05 Dhjetor 2024 - 22:24

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancën e Kuvendit ka ndodhur “puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë”.

Ai është shprehur se Kuvendi i Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare.

“Sonte po ndodh puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë! Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare”.

“Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.