Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Lubjanë për intervistë, Zoran Vlatkoviq në shenjë proteste për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sllovenia, para 14 vjetësh, raporton Gazeta10.
Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.
“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim se kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq, duke theksuar se Sllovenia e ka njohur Kosovën që nga këndvështrimi i Serbisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan N1./Gazeta10.