Një incident ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku dyshohej se një person u ther me thikë, raporton Sinjali.
Personi i lënduar u dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ku i lënduar mbeti një 24 vjeçar që po vazhdon të trajtohet në spital.
Ndërkaq i dyshuari ende nuk është arrestuar, derisa policia po punon për kapjen e tij.