
Tre të mitur raportohet se janë mbytur si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën paradite, derisa të miturit po qëndronin dhe shoqëroheshin me njeri-tjetrin brenda objektit të pabanuar, në momentin kur u shemb.
Të tre viktimat janë nga fshati Jabllanicë, ku edhe ndodhi tragjedia.
Rrethanat që çuan në shembjen e objektit janë ende të paqarta.