Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Trump do të kërkojë implementimin e marrëveshjes që është nënshkruar në zyrë të tij” – Shala

Gazeta10
24 Janar 2025 - 0:06

Gazetari Mentor Shala ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trum, do të kërkojë implementimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë që është nënshkruar në zyrën e tij. 

Shala në emisionin “Adresa” në Kanal10, ai ka thënë se ajo marrëveshje ekziston në tavolinë dhe Trump nuk do të merret me neve.

“Në zyrën e presidentit Trump është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku garant ka qenë vet Trump në mandatin e parë dhe Trump më nuk do të merret me neve, përveç që ka me kërku implementimin e asaj marrëveshje që është nënshkruar në zyrën e tij, që është bërë nën garancën e tij”, ka thënë Shala. /Gazeta10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.