Gazeta10

U akuzua për këmbim tokash në favor të ish-klientëve të tij- reagon Përparim Rama: Vendimi ka ligjshmërinë e Ministrisë

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një reagim lidhur me propozimin e tij për ndërrimin e pronës së Komunës së Prishtinës me disa parcela të dy biznesmenëve, që janë edhe ish-klientë të tij. Ai ka thënë se vendimi për këmbim i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit dhe ka marrë edhe ligjshmërinë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Rama ka thënë se nuk qëndrojnë raportimet se prona 8 hektarëshe e pronarëve privat do të këmbëhet me pronën rreth 20 hektarëshe të Komunës së Prishtinës, por vetëm me një pjesë të saj.

“Dua të sqaroj për qytetarët se vendimi për këmbim i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit, i cili vendim ka marrë edhe ligjshmërinë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e specifikon që prona 8 hektarëshe e pronarëve privat, do të këmbehet me një PJESË të pronës rreth 20 hektarëshe. Pra, vendimi i Asamblesë nuk këmben 8 hektarë dhe tërë parcelën 20 hektarëshe ashtu siç është keqraportuar në media. Këtë PJESË të vlerësimit të pronave, nuk e përcaktoj as unë si Kryetar e as Kuvendi i Kryeqytetit, por e përcakton Ministria e Financave në bazë të kritereve për vlerësim të pronave të definuara me legjislacion”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se Komuna do ta bëjë ekzekutimin e vendit, bazuar në vlerësimin final që do ta marrë nga Ministria e Financave.

“Komuna e Prishtinës  ashtu siç vepron në secilën procedurë të këmbimit të pronave, do ta bëjë ekzekutimin e vendimit në bazë të vlerësimit final që do ta marrë nga Ministria e Financave”, ka shkruar Rama.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?