Gazeta10

U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë një falënderim për konsumatorët, por në një formë të pazakontë.

Në kohën kur mjeti i informimit mbeten format teknologjike,”KRU Prishtina” vendosi që falënderimin për pagesat e kryera nga ana e konsumatorëve ta bëjë në formë të shkrimit me dorë në një fletë.

Përveç mënyrës së zgjedhjes për të falënderuar në këtë formë konsumatorët, ajo e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit është edhe bukurshkrimi.

E prapa kësaj qëndron zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka treguar arsyet se përse vendosi ta bëjë një veprim të tillë.

” Unë punoj si PR në KRU Prishtina që 20 vjet. Ideja e këtij shkrimi ishte ndërlidhja e së kaluarës me të tashmen. Duke shkruar në tastierë, përveq tjerash, kemi harruar edhe shkrimin me dorë e sidomos bukurshkrimin. Le të shërbejë për gjeneratat e reja që shkrimi i bukur ndihmon në pedantëri dhe si i tillë zhvillon aftësitë fizike dhe mendore”, ka thënë Mjeku për telegrafin.

Mjeku tutje ka shtuar se “e bëra një thirrje për zhvillim të teknologjisë me një laps kimik duke lënë të kuptohet që ne si shqiptarë kemi qenë dhe jemi pedant e të zellshëm”.

Mjeku ka bërë thirrje që të mos i harrojmë gjërat e bukura që na kanë lënë paraardhësit tanë. 

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij