Kompania rajonale ujësjellsi “Mitrovica” njofton se do të ketë ndërprerje të ujit të pijes si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit.
Ajo fton konsumatorët që të furnizohen me rezerva të ujit të pijes, raporton Gazeta10.
“Për çdo zhvillim të ri ne do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në postimin e tyre në Facebook./Gazeta10