Gazeta10

Ulje të temperaturave, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme të javës që po hyjmë.

E hënë- Mot kryesisht  i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

 E martë- Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat do të biejnë në vlera njeshifrore.

E merkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të biejnë në vlera të lehta negative , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 10 gradë Celsius.

E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta.

E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjeses së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat do të shënojn rritje të lehta.

Vikendi parashihet me kushte tjera meteorologjike.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht gjysma e parë e javës, ndersa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja. /Gazeta10/

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë