Lajme

Urimet e politikanëve për Kanal10

Gazeta10
09 Gusht 2024 - 21:30

Media10 sot feston ditëlindjen e 4’të të operimit në skenën mediale të Kosovës.

Në këtë përvjetor nuk kanë munguar urimet e shumta nga politikanët kosovarë

Në vijim po ju sjellim disa nga urimet e politikanëve kosovarë.

Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së

“Në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime të mira, ndër zhvillimet më të mira janë edhe media e lirë. Kanal10 është simbol I një medie të lirë ashtu siç e quajnë ata vetë media e gazetarëve. I falënderojë për shërbimin që kanë bërë gjithë këto vite në informim të opinionit publik dhe në ngritje të temave, pa diskutim të temave me rëndësi për publikun, për Kosovën, njëkohësisht iu urojë shumë sukses”.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural:

“Urimet më të përzemërta për televizionin kanal10 dhe stafin e saj, për këto 4 vite të funksionimit të juaj ju keni ofruar programe cilësore, argëtuese dhe edukative, sikurse që keni ofruar edhe debate të ashpra politike, por gjithnjë duke ofruar mundësinë debat për të gjithë. Uroj që të vazhdoni me këtë pasion me përkushtim sikurse që e keni pasur këtë fillim”.

Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

“Përshëndetje Kanal10, urime 4 vjetori i themelimit, iu urojë edhe shumë vite e dekada tjera me suksese me angazhim, me produksione të suksesshme dhe natyrisht edhe shumë e shumë argëtim, diskonim e me festë të bukur në këtë 4 vjetor.

4 vjet kanë kaluar shumë shpejt por ja që ashtu siç kanë kaluar për ju kanë kaluar edhe për ne, por ujrojë të festojmë bashkë gjithmonë në sukseset tuaja. Ju faleminderit e kënaquni”.

Abelard Tahiri, shefe i Grupit Parlamentar të PDK-së

“Në ditëlindjen e katërt të Kanal10 shpreh urimet e mia më të përzemërta për përmbushjen e një misioni shumë fisnik për mbrojtjen e  fjalës së lirë në Republikën e Kosovës. Për këto katër vite kemi parë një angazhim të madh, një përkushtim jashtëzakonisht të madh të të gjithë gazetarëve të janë pjesë e këtij kanali jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në veçanti dua të shpreh falënderimet për angazhimet dhe për punën e palodhshme të dy njerëzve që janë padyshim të veçantë edhe në skenën mediale, pra Arben Ahmeti dhe Fidan Rama. Urime katër vjetori dhe shpresoj ta festojmë edhe 40 vjetorin”.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

“Urimet më të mira për televizionin 10 në këtë përvjetor, gjithë gazetarëve punonjësve dhe stafit të televizionit. Urime në këtë mision të rëndësishëm për ju dhe për ne. Tani sipas alfabetit dua me iu urua themeluesit dhe ata që e kanë bë bashkë këtë ekip të jashtëzakonshëm, Arbenit, Fidanit dhe Kushtrimit, kryeredaktorëve që bartin përgjegjësinë e politikave të informimit publik. Urimet më të mira, rrugë e vështirë, por synimet e qarta arrihet gjithmonë një qëllim. Bashkë keni bë që televizionin ta bëni të besueshëm. Kam qenë i privilegjuar që të jem mysafir në shumë emisione tuaja dhje nga aty kemi përcjell mesazhe, kemi komunikuar me qytetarët. Mbi të gjitha unë jam i vetishëm se aty ku s’jemi ne, gazetari hulumton, gjen, argumenton, fakton dhe e njofton publikun. Zaten ky është qëllimi kryesor i gjithë neve, e vërteta në Kosovë. Faleminderit shumë në këtë ditë të mirë të verës, në kohën kur Kosova është e trazuar me lajme, një ditë e mirë dhe një përvjetor i madh. Gëzuar”. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.