Gazeta10

“Ushtria e Facebook-ut”, mijëra qytetarë kërkojnë nga Kurti e Nagavci lejimin e shamisë në shkolla

Në pothuajse çdo postim të bërë gjatë kësaj jave në rrjetin social Facebook,  kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë marrë me mijëra komente me hashtagun “ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për Shaminë” në shkolla.

Fushata me kërkesën për ndryshimin e këtij udhëzimi, tashmë është bërë trend në Facebook.

Mirëpo, e njëjta duket se nuk do të zgjat shumë, kjo pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bllokuar mundësinë për komente.

E iniciatori i kësaj nisme, Liridon Kurti ka thënë se përmes kësaj fushate po presin që ministria të reflektoj në ndryshimin e këtij udhëzimi.

Ndërsa, ai e ka quajtur veprim të pamatur heqjen e mundësisë për komentim nga e para e ministrisë së Arsimit.

“Ajo që e kemi pa gjatë ditës së djeshme në lidhje me bllokimin e komenteve mendojmë që është një akt i pamatur dhe nuk është se do të prodhojë ndonjë rezultat të caktuar për të kthyer një përgjigje negative”, ka thënë ai, raporton gazeta10.

Ndryshimin e këtij udhëzimi, tash e një kohë të gjatë po e kërkojnë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Nga e njëjta kanë thënë se udhëzimi duhet të shqyrtohet me kujdes.

“Nuk është mirë që të politizohet apo të ngjallen polemika në këtë aspekt dhe mendojë përsëri se kërkesa është e drejtë dhe kjo duhet të ndodhë”, është shprehur Fahrush Rexhepi – Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame.

Ndërsa, edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja po vlerëson se udhëzimi në fuqi është diskriminues ndaj një kategorie shoqërore.

“E drejta e shkollimit duhet të jetë e barabartë për të gjithë nxënësit pa përjashtim dhe është përgjegjësi e institucioneve tona që ta sigurojnë dhe garatojnë këtë të drejtë”, ka thënë Qehaja.

Mirëpo, një mendim ndryshe ka avokati Skender Musa.

“Në shkolla fillore dhe të mesme jam kundër që të ndërrohet Udhëzimi Administrativ përshkak se nxënësit, sqidmos fëmijët e marrin kulturën e parë të edukimit dhe arsimimit dhe pas kryerjes së shkollës së mesme të gjithë nxënësqit e arrijnë moshën 18 vjeçare dhe janë vetë në gjendje që të vendosin drejtë për drejtimin e tyre”, ka deklaruar avokati, raporton gazeta10.

Nga Minsitria e Arsimit kanë bërë të ditur ditë më parë se janë duke e shqyrtuar Udhëzimin Administrativ i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)