Gazeta10

Varhelyi nesër në Prishtinë, takon krerët e shtetit dhe opozitën

Komisionari evropian për zgjerim, Olivier Varhelyi, do ta vizitojë Kosovën më 25 maj, me ç’rast pritet të takohet me krerët shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.

Pritet që ai të zhvillojë takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, komisionari Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.

Ky program, i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë eurove, do të zbatohet në një periudhë trevjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën