Gjykimi Special

Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
27 Nëntor 2024 - 8:26

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e djeshme, Halil Çadraku vazhdoi me dhënien e dëshmisë.

Dje me pyetje përfunduan mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit ndërsa për sot pritet që dëshmitari të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars të 1998-s dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

Avokati i Çadrakut, Arianit Koci ishte dje prezent në seancë.

Ai ka dhënë kritika ndaj përkthimit. Koci tha se ekipa e përkthimit nuk e njeh kontestin kosovar dhe ky është një problem.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.