Gjykimi Special

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
16 Shtator 2024 - 8:06

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i kanë thënë RTKlive se dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.

Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.