Lajme

Vdekja e dy vjeçarit, deklarohen nga Prokuroria e Gjilanit

Gazeta10
04 Mars 2024 - 11:14

Një fëmijë dy vjeçar ka humbur jetën ditën e diel në Gjilan derisa është dërguar më pas pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini ka konfirmuar për Gazeta10, se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ju njoftojmë se për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, tha ajo./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.