Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetja Hykmete Bajrami, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe disa anëtarë tjerë të LDK-së.
Ata janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes legjendare.