Një person ka vdekur të hënën në Vushtrri, e sipas autoriteteve policore dyshohet se është rrokullisur me traktor.
Policia njoftoi në raportin 24-orësh se ai është dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Veri pa shenja jete, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë”.
“Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.