Në emisionin “Adresa e Ankesave”me Arben Ahmetin në Kanal10 në një lidhje direkte me gazetarin Naim Kryeziu nga fshati Gadishë të Gjilanit ku disa qytetarë janë ankuar se nuk kanë transportë tri fshatra që 4 muaj dhe fëmijët janë të detyruar që të ecin më shumë se 3 km.
Rexhep Ajvazi një banorë nga fshati Gadish ka treguar se fëmijët e tyre qe 4 muaj nuk kanë mundësi të transportit në një fshat tjetër ku gjithashtu nuk kanë as trotuar se ku të ecin.
“Unë jam një banorë nga fshati Gadish ku kemi një shkollë afër këtu Kishnapol edhe i ka 3 km për me dërgu fëmijet atje nuk kemi transport që 4 muaj nuk ka as trotuar knej për me ec fëmijët gjithashtu që dymbëdhjetë ditë kemi dërguar ankesa për këta nuk e ka marr për bazë kërkush edhe ata veq me ardh me na marr votën vijn te na për tjetër senë jo”, ka thënë banori.