Gjykata Speciale ka dhënë urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në kuadër të procesit gjyqësor, ku Pjetër Shala u dënua me 18 vjet burg.
Specialja ka vendosur që Shala t’ua kompensojë viktimave shumën prej 208 mijë euro në tërësi për 8 viktima.
“Bazuar në të gjitha, duke mbajtur parasysh shkallën dhe përmasat e dëmit të pësuar nga viktimta e drejtpërdrejta dhe të tërthorta, trupi gjykues cakton shumën e gjithësejt të zhdëmtimit që Z.Shala të paguajë, në 208 mijë euro. Z.Shala urdhërohet t’u paguajë si kompensim për dëmin e shkaktuar 100 mijë viktimës 1, 10 mijë euro viktimës 3, 8 mijë euro për person viktimave 2, 4, 5, 6, 7 dhe 8, dhe 50 mijë euro bashkërisht viktimave 2,3,4,5,6,7 dhe 8”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, Shala është përgjegjës për dëmet fizike e mendore për 8 viktimat në proces.
“Viktima 1: Trupi gjykues mbështetet në konstatimet e bëra në aktgjykim se viktima u mbajt në ndalim arbitrar nga Shala dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së. Përsoi dëm fizik, mendor e material si rezultat i kësaj. Sa i përket dëmit fizik që pësoi, trupi gjykues konstaton se u keqtrajtua rëndë, u bë objekt i rrahjes, ngacmimit dhe poshtërimit, u godit me shufra metali. U keqtrajtua për orë të tëra, kokën ia mbajtën në ujë disa herë”, tha gjyqtarja e rastit.
“Viktimat 2 deri në 8, pësuan dëm si viktima të tërthorta për akuzat që Shala u shpall fajtor. Vitkimat 02 deri 08 ishin familjarë të viktimës me shifër. W u mbajt i ndaluar në kushte çnjerëzore, e poshtëruese. U U rrah brutalisht, përfshirë edhe nga z.Shala. Si pasojë e keqtrajtimit, pësoi numër lëndimesh, përfshirë një vragë në bark, djegie në gjoks, dhëmbë të thyer. Kjo pati pasoja afatgjate në mirëqenien e tij, raportoi se përjetonte makthe, jetonte me stres. Viktima 3 ka treguar se krimet kundër familjarit të tij, ndikuan në stresin e familjes, kanë përdorur terapi. Si pasojë e krimeve ndaj W, dhe stigmës së shkaktuar, familja jetoi në frikë për sigurinë e anëtarëve të saj, bëri zgjedhje që kufizuan perspektivat e ardhme të tyre. Viktimat 2-8 pësuan dëm mendor e material me pasoja afatgjata”, tha më tutje.