Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendosen pengesa të pjesshme te Ura e Bërnjakut, flasin nga Policia

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 15:40

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka deklaruar Elshani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.