Kronika e Zeze

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, një i lënduar

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 16:39

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të enjten në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Koreticë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.