Një grua ka vdekur sot pasi është goditur nga një veturë, në fshatin Drenoc të Klinës, derisa ishte duke e kaluar rrugën bashkë më bashkëshortin e saj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10.
“Sot rreth orës 17:10 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident dhe si shkak i aksidentit një këmbësore është goditur nga një veturë. Të lënduarën e kanë dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si shkak i lëndimeve të marra”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.