Lajme

VIDEO| Tym i zi e flakë, pamje të reja nga momenti kur ETC përfshihet nga zjarri

Gazeta10
19 Janar 2025 - 14:02

Zjarr i madh ka kapluar sot qendrën tregtare të ETC-së në Suharekë.

Policia ka njoftuar se rreziku që zjarri të përhapet është eliminuar, megjithëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndërsa, afaristi Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme që kapin shifrën e mbi 3 milionë euro.

Sipas Kelmendit, zjarri ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, më 19 janar 2025, në depo të objektit, duke dëmtuar një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë.

Gazeta10 ka siguruar pamje nga momenti kur kjo qendër u përfshi nga zjarri. /Gazeta10/

Për më shumë shihni pamjet: 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.