Zëdhënësi i LDK-së, Xhafer Tahiri në “Politiko” ka komentuar vizitën të cilën e ka zhvilluar lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa ditë më parë, raporton Gazeta10.
Tahiri, ka hedhur poshtë akuzate ngritura nga aktivistët e partisë në pushtet se kjo vizitë u bë për tradhti ndaj Kosovës, duke treguar edhe se Abdixhiku ka paraqitur si kërkesë në Pentagon që Bondsteel të jetë bazë e përhershme ushtarake në Kosovë.
“Ky diskursi që kryetari Abdixhiku e ka bërë vizitën në SHBA për ta tradhtuar Kosovën, gjë që e kanë thënë eksponentët e VV-së në studio e komente, për fat të mirë të gjitha këto takime janë zyrtare në të cilat ka poashtu ka ballograme , do të bëhen publike herët e vonë, flasim pastaj. Kërkesa themelore e liderit të LDK-së në Pentagon ka qenë që baza Bondsteel të jetë bazë e përhershme dhe të kemi një marrëveshje strategjike në fushën e sigurisë me SHBA-të.”, ka thënë Tahiri./Gazeta10